Kthimi i pronave

Kthimi i pronave

Kthimi i pronave

Kthimi i Pronave mbetet një ndër çështjet me më shumë rëndësi dhe ndër prioritetet e FORCËS. Gjatë procesit të deritanishëm të kthimit të pronave në Mal të Zi janë marrë vendime politike që i kanë dëmtuar shqiptarët. Ky proces ka aplikuar standarde të dyfishta duke diskriminuar pakicën shqiptare dhe për këtë arsye:

  • FORCA do të vazhdojë të luftojë me mjete ligjore qoftë në nivelin vendas dhe qoftë në nivelin ndërkombëtar për të eliminuar diskriminim që u bëhet shqiptarëve lidhur me pronat dhe për të mundësuar realizimin e të drejtës së shqiptarëve në Mal të Zi për kthimin e pronave. Rasti më flagrant i mos respektimit të të drejtave themelore e legjitime të anëtarëve të pakicës shqiptare është Valdanosi.
  • Probleme të pronës private të shqiptarëve hasen edhe me pronarët legjitimë në Shtoj,  Anë të Malit, në Shipçanik të Tuzit. Gjithashtu, shfrytëzimi i pronave të shqiptarëve në Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna si dhe të pronave private në brezin e të Mirave Detare duhet realizuar duke marrë parasysh interesat e pronarëve.
  • FORCA është e angazhuar për të përdorur të gjitha mundësitë ligjore brenda Malit të Zi për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve. Ajo do përpiqet në nivel lokal dhe qendror që pronat e ish pronarëve, pa dallim përkatësie, të kthehen dhe po ashtu do t’u drejtohet gjykatave vendase ose të huaja për të realizuar këtë qëllim.
  • FORCA do të kërkojë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të vendeve mike për këtë çështje, si dhe do të përpiqet të sigurojë  bashkëpunim prej organizatave të ndryshme ndërkombëtare si  Këshilli i Evropës, Komisioni i Helsinkit apo Unioni Ndërkombëtar i Pronës së Patundshme (Union Internationale de la Propriete Immobiliere) për të lobuar në zgjidhjen e çështjes së kthimit të pronave. Gjithashtu do të bashkëpunojë edhe me organizata dhe institucione brenda Malit të Zi të cilat e kanë për qëllim kthimin e pronave.

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close