Forca e Re Demokratike do të angazhohet për një proces decentralizimi i cili bazohet në të drejtat dhe nevojat e qytetarëve. Nëpërmjet decentralizimit që ka si qëllim shpërndarjen e kompetencave nga pushteti qendror në atë vendor, Forca e Re Demokratike është e gatshme që, nëpërmjet marrëveshjeve politike, të bëjë implementimin për integrimin e plotë të shqiptarëve si popull autokton, si të barabartë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Ulja në tavolinën e dialogut dhe të marrëveshjeve politike me pushtetin qendrorë nuk do të thotë se ne duhet të lëshojmë pe nga parimet dhe orientimet tona politike pasi që kontaktet dhe bisedat mundësojnë që çdo palë të reflektojë mbi bazën e orientimeve dhe interesave të saja politike.

Forca e Re Demokratike do të ketë si postulate llogaridhënien dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve të vetë dhe do të ndjekë politika të përafrimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje e cila na afron ndërmjet vetes duke na emancipuar politikisht si popull autokton në Mal të Zi.

Nëpërmjet përparimit të procesit të decentralizimit sipas standardeve evropiane, Forca e Re Demokratike do të paraqesë vizionin e qeverisë për administrimin e pushtetit përmes forcimit të qeverisjes dhe demokracisë vendore, me qëllim që pushteti të jetë i qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.

Share This Story, Choose Your Platform!

Bashkohu Anetarëve të Forcës në rrugën e drejt

Bëhu Anëtar i Forcës së Re demokratike

LAJME

New Courses

Contact Info

Bulevardi Skenderbeu bb 85360 Ulqin Malli i Zi

Phone: +382 (0)30 401 760

Fax: +382 (0)30 401 760

Web: FORCA

Go to Top