Shqiptarët dhe subjektet politike shqiptare kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në pavarësinë e shtetit të Malit të Zi si popull shtet ndërtues, po ashtu edhe në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duke qenë faktor stabilizues. Forca e Re Demokratike si pjesë e këtyre proceseve do të vazhdojë të përkrahë edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian në përputhje me parimet tona kombëtare duke mbrojtur çështjen shqiptare në Mal të Zi si popull autokton me të cilin prezantojmë identitetin tonë kombëtar nëpërmjet gjuhës, kulturës dhe traditës.
Forca e Re Demokratike nëpërmjet veprimit të vet politik brenda sistemit politik dhe në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore, si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare do të vazhdojë të mbrojë të drejtat nacionale të popullit shqiptar autokton në Mal të Zi.
Përdorimi i dygjuhësisë në administratën publike, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mbrojtja dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore, historike, materiale dhe jo materiale, prezantimi dhe mbrojtja nëpërmjet aktiviteteve kulturore, sportive e folklorike, dokeve e zakoneve të popullit shqiptar, zhvillimit ekonomik të zonave ku jetojnë shqiptarët me qëllim ndaljen e emigrimit, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në sistemin politik të Malit të Zi duke ruajtur etninë si popull autokton shqiptar, për Forcën e re demokratike janë pasaporta e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.
Bashkohu Anetarëve të Forcës në rrugën e drejt
Bëhu Anëtar i Forcës së Re demokratike