Me mbrojtjen e Kripores, së pari me ndalimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe shpalljen e saj Park Natyre, që janë të arriturat në periudhën e kaluar, nuk përfundon kujdesi i Forcës ndaj kësaj pasurie në interes të përgjithshëm. Forca e Re Demokratike konsideron se Kriporja e Ulqinit duhet t’i kthehet funksionit të mëhershëm, ku prodhimi i kripës do të jetë aktiviteti kryesor, me çka ndihmohet jeta bimore dhe mbrohen kushtet për shtegtimin e zogjve.
Këtu synim është ngritja e kapacitetit të administratës vendore për menaxhimin e kësaj hapësire si dhe inkuadrimi në këtë proces edhe i partnerëve ndërkombëtarë në shfrytëzimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e kësaj hapësire që të kontribuojnë në punësimin dhe aftësimin e kuadrove vendorë.
Zona e kripores, duke ditur vlerat e saja natyrore si dhe të biodiversitetit që ka, duhet mbrojtur, ruajtur dhe promovuar si zonë e mbrojtur me karakter ndërkombëtarë (RAMSAR) dhe si Park i mbrojtur natyre.
Bashkohu Anetarëve të Forcës në rrugën e drejt
Bëhu Anëtar i Forcës së Re demokratike