Tri koncepte bazë mbi të cilat e kemi projektuar funksionimin e administratës lokale janë: transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Sa i përket transparencës do të prezantojmë përpara qytetarëve që administrata lokale merret me menaxhimin e parasë së qytetarëve dhe ato para publike duhet t’i kthejmë në shërbim të qytetarëve, sepse qytetarët janë taksapaguesit e qeverisjeve vendore dhe atyre qendrore dhe roli i udhëheqësve është të jenë në shërbim të tyre.

Sa i përket përgjegjësive, kur merren përgjegjësitë atëherë klasa politike gjegjësisht elita politike është e pjekur për të dhënë llogari dhe kështu krijohet një standard që të respektohen procedurat demokratike dhe të shtohet niveli i llogaridhënies.

Llogaridhënia, natyrisht, në vete përfshin dy efekte të rëndësishme: forcimin e kulturës politike shtet formuese dhe tendencën për të shkuar përpara, për të cilën Forca e Re Demokratike ka dëshmuar dhe do të vazhdojë sepse ka kulturë politike, emancipim, vetëdije e qytetari.

Forca e Re Demokratike do të jetë nënshkruese e kontratës me qytetarë dhe në shërbim të qytetarit. Ne do të krijojmë një model të ri të politikë bërjes sa i përket administrimit të pushteteve lokale, ku do të çrrënjosim politikën nga shoqëria, sepse neve na duhet një shoqëri e cila mendon vet për veprimet të cilat i kryen, një shoqëri aktive e jo një shoqëri e politizuar e cila nuk ka kreativitet, nuk ka mendim, është pasive dhe gjithmonë e dominuar nga aparatet propagandistike.

Share This Story, Choose Your Platform!

Bashkohu Anetarëve të Forcës në rrugën e drejt

Bëhu Anëtar i Forcës së Re demokratike

LAJME

New Courses

Contact Info

Bulevardi Skenderbeu bb 85360 Ulqin Malli i Zi

Phone: +382 (0)30 401 760

Fax: +382 (0)30 401 760

Web: FORCA

Go to Top