Xhaudet Cakuli: Puna e bërë lidhur me Të Mirat Detare

Xhaudet Cakuli: Puna e bërë lidhur me Të Mirat Detare

Xhaudet Cakuli: Puna e bërë lidhur me Të Mirat Detare

Nënkryetari i FORCËS dhe Kryetari i KD Të Mirat Detare Xhaudet Cakuli, mbajti sot konferencë për media për të arriturat e FORCËS lidhur me të Mirat Detare:

"PUNA NË GRUPIN E PUNËS PËR PËRGATITJEN E PROJEKTLIGJIT PËR TË MIRAT DETARE PËR KUVENDIN E MALIT TË ZI:

Si përfaqësues i Komunës së Ulqinit në Grupin e Punës për përpilimin e Projektligjit për të mirat detare, i kam propozuar amendamentet të cilat janë përpiluar në përputhje me Përfundimet e Kuvendit Komunal të Ulqinit dhe në përputhje me Vërejtjet e Pushtetit Lokal të cilat, si pushtet lokal, ia kemi nisur Ministrisë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm.

Nga 14 amendamente të cilat i kemi propozuar janë aprovuar vetëm 4, prej të cilave më i rëndësishmi është amendamenti i cili i referohet vijës së përfshirjes së bregut të detit, gjegjësisht të të Mirave Detare, e cila me nenin 4 është e definuar si „pjesë e bregut të detit i cili është i gjërë 6 metra“. Kjo është arritje e jashtëzakonshme e FORCËS.
Mirëpo, nuk janë aprovuar amendamentet tona të cilat i referohen lumit Buna, gjegjësisht propozimi jonë që në të mirat detare të përfshihet vetëm grykëderdhja e djathtë e Bunës, por është përfshirë bregu i djathtë i Bunës që nga Sukubina deri dhe me Grykë të Bunës. Gjithashtu nuk është aprovuar amendamenti jonë që vendimin për përfshirje më të gjërë se 6 metra ta nxjerrë Parlamenti i Malit të Zi. Ka mbetur zgjidhja që vendimin ta nxjerrë Qeveria e MZ në propozim të Komisionit shtetëror e përbërë nga 13 anëtarë, prej të cilëve njëri do të jetë përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit.
Nuk mund të jemi të kënaqur me zgjidhjet nga propozimi i ligjit, për arsye se nuk janë aprovuar propozimet për decentralizimin e vendim marrjes për vijën e përfshirjes, gjegjësisht nuk është respektuar dëshira dhe vendimet e vetëqeverisjes lokale në lidhje me planifikimin hapësinor në territorin e të Mirave Detare në territorin e komunave.
Mirëpo, duhet ta theksoj se nuk është i vërtetë pohimi i disa qarqeve politikaneske, që kishin për qëllim t’i bëjnë dëm kredibilitetit të Forcës, se me Ligjin e propozuar mohohet e drejta e pronës së pronarëve privatë në vijën e tanishme të përfshirjes së të mirave detare, për arsye se me nenin 25, paragrafi 2 në mënyrë precize është mbrojtur prona private, citoj: „me këtë ligj nuk preken të drejtat materiale në pronën private në patundshmëritë në zonën e të mirave detare, të realizuara konform rregullave ligjore, deri në ditë e aprovimit të këtij ligji“.

PUNA NË KËSHILLIN DREJTUES TË NP TË MIRAT DETARE:

Në periudhën prej 15 majit deri më 31 Dhjetor të vitit 2013 KD MD ka mbajtur 8 mbledhje.
Ndër aktivitetet që kanë siguruar benefite për Komunën, shfrytëzuesit dhe qytetarët nga Ulqini ishin:
- Me propozim të Komunës u sigurua që për 38 objekte konstestuese të karakterit të përkohshëm të lëshohen vendime të përkohshme, gjegjësisht të përfshihen në Programin e Objekteve të Përkohshme të të Mirave Detare, çka u realizua dhe qytetarëve të Ulqinit iu mundësua të zhvillojnë aktivitete afariste me leje të punës;
- Mundësuam që objektet tjera të përkohshme në zonën e Të Mirave Detare të nxjerrin vendimet e punës nga organet komunale dhe të zhvillojnë aktivitete afariste me kushte më të volitshme;
- Për herë tëparë u aktivizua Plazhi i Valdanosit si plazh i rregulluar me ç‘rast u kam ndihmuar shfrytëzuesve të fillojnë aktivitetin;
- Në lidhje me barkimin e barkave turistike në Plazh të Madh dhe plazheve tjera, në Këshill Drejtues është nxjerrë vendimi që Shërbimi i MD të shqyrtojë mundësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje për afat të gjatë, çka nënkupton që barkat mund të ankorohen në afërsi të plazheve dhe aty të barkojnë dhe zbarkojnë udhëtarët-turistët. Vendet e destinuara do të bëhen pjesë e Planit të objekteve të Të Mirave Detare;
- Janë siguruar sponsorime dhe donacione për shfrytëzues të ndryshëm nga Ulqini siç janë: Qendra ditore për fëmijë me nevoja të posaçme “Sirena”, Moto klubi Pirates, Old timer klubi Ulqin,Klubi i hendbollit Ulqin, Klubi i futbollit Federal, Shoqata e ullishtarëve dhe të tjerë;
- Është siguruar ndihmë qiramarrësve nga Ulqini për tejkalimin provizor të vështirësive për pagesë të qirasë-kompensimit;
- Me rastin e shqyrtimit të Elaboratit për kontrollin e sipërfaqeve të objekteve në Plazhin e madh në KD është nxjerrë vendimi që “të përfundohen kontratat për shfrytëzimin e plazheve në Plazhin e Madh” dhe që “obligohet Shërbimi i të Mirave detare që deri më 01.08.2013 të përpilojë informatën për kontrollin e të gjitha objekteve në bregdetin e Malit të Zi (Përfundimet e Mbledhjes së III), me çka janë evituar rrënimet e objekteve dhe intervenimet tjera negative të inspekcioneve;
- Është siguruar mbështetja shfrytëzuesve nga Ulqini për dhënien e pëlqimit për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit në shfrytëzues tjerë, në rastet të cilët ishin të arsyeshme;
- Me Planin e shfrytëzimit të mjeteve për vitin 2013 është paraprë financimi i ndërtimit të banesave për zhvendosjen e banuesve në lokalitetin Suka (ish Hoteli Jadran) në shumë 500,000.00 EUR dhe mjetet për anëtarësim në Vodacom me shumë 87,539.00 EUR;
- Në Planin e shfrytëzimit të mjeteve për vitin 2014 është përfshirë ndërtimi i rampës në Mandraq;
- U mundësua ndihma pronarit të Plazhit Copacabana për shkak të dëmit me rastin e djegies së objektit për ripërtëritjen e infrastrukturës me zvogëlimin e obligimit për qira për 15,000.00 EUR;
- U punësuan kujdestarët në Kaceme;
- Pozitivisht u zgjidh kërkesa e NP Komunale për realizimin e pagesës sëqirasë për objektin Ibiza në llogari të tyre;
- U aprovua çmimorja e re e volitshme për objektet e peshakatarëve në Bunë dhe pozitivisht u zgjidh statusi i tyre.

Në bazë të pjesëmarrjes 50% të Komunës në të ardhurat e Të Mirave Detare, Komunës iu paguan 411,336.90 EUR gjatë vitit 2013.
Në mbledhjen e fundit të vitit 2013 u aprovua Plani i shfrytëzimit të mjeteve të Të Mirave Detare për vitin 2014. Ndër të tjera me atë Plan paraprakisht u planifikuan investime në shumën 188,099.00 EUR. Me propozimin dhe insistimin tim u aprovua që të investohen 298,099.00 EUR, çka është 58% më shumë se i takonte Ulqinit për këtë vit.

Theksoj se Forca nuk do të heqë dorë nga synimet e veta programore dhe përfaqësimi i dëshirës së qytetarëve të Ulqinit në lidhje me të Mirat Detare, pa dallim se a do të bëjë dhe me kë do të bëjë koalicione në nivelin shtetëror."

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close