Të drejtat nacionale

Të drejtat nacionale

Të drejtat nacionale

Për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Mal të Zi, FORCA jo vetëm që do të vazhdojë të përdorë instrumentet dhe legjislacionin shtetëror dhe do të bëjë presion pranë pushtetit qendror por, në mënyrë të veçantë, si asnjë parti tjetër politike shqiptare deri tani, do të përdorë gjerësisht legjislacionin dhe institucionet ndërkombëtare.

FORCA do të shfrytëzojë me profesionalizëm në maksimum legjislacionin dhe mekanizmat ndërkombëtare për t’i bërë presion shtetit të Malit të Zi për të avancuar sa më shumë të drejtat e pakicës shqiptare në këtë shtet.  Në vijim janë përmendur disa prej ligjeve apo organizatave ndërkombëtare të cilat janë parashikuar të përdoren për këtë qëllim:

  • Traktatet e Kombeve të Bashkuara që monitorojnë të drejtat e pakicave duke i vënë theks të veçantë Komitetit të të Drejtave të Njeriut (UN Human Rights Committee), Grupit të Punës së Kombeve të Bashkuara për Pakicat (United Nations Working Group on Minorities) si dhe UNESCO-s;
  • Të drejtat e pakicave në kuadër të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (European Convention on Human Rights);
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (The International Court of Justice);
  • Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (European Court of Human Rights);
  • Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Etnike (The Framework Convention for the Protection of National Minorities);
  • Karta Evropiane e Gjuhëve Krahinore ose Minoritare (The European Charter for Regional or Minority Languages);
  • Kuadrin për mbrojtjen e të drejtave të pakicave të Këshillit të Evropës si dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSCE);
  • Standardet, mekanizmat dhe kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe kriteret e Kopenhagenit që lidhen me mbrojtjen e pakicave dhe parandalimin e diskriminimit.

Përveç mekanizmave dhe hapësirave të mundësuara nga e drejta ndërkombëtare dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare, FORCA do të përpiqet  të mundësojë marrëveshje bilaterale midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe Kosovës që të kenë si qëllim përmirësimin  e gjendjes së pakicës shqiptare në Mal të Zi.

Në programin e vet FORCA gjithashtu ka parashikuar se për të përmirësuar gjendjen e pakicës shqiptare do të lidhet në bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqërinë civile të Malit të Zi dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare me peshë që merren me të drejtat e minoriteteve. Të tilla organizata ndërkombëtare janë Minority Rights Group International, International Helsinki Federation for Human Rights, European Centre for Minority Issues etj.

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close