Forca e Re Demokratike ka organizuar një takim me qytetarët e zonës së Gjeraneve dhe Port Milenës për të diskutuar propozim konceptin e Studimit Shtetëror të Lokacionit “Kepi i Gjeranave – Porto Milena”.
Aty është konstatuar që propozimi dhe procedura e ndjekur janë në kundërshtim me ligjin aktual për planifikim dhe ndërtim.
Ky propozim nuk i plotëson nevojat elementare të qytetarëve të kësaj zone dhe për atë arsye jam personalisht kundër planifikimit pa konsultimin e tyre.


Pra, Forca e Re Demokratike, si gjithmonë, nuk përkrah as nuk do të përkrah planifikimin në këtë mënyrë dhe do ti luftojmë që të gjithë kërkesat të miratohen në favor të qytetarëve .