Sportit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë me qëllim që të jetë në funksion të të rinjve dhe ngritjes së vlerave turistike.
Me fitoren tonë do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe terreneve sportive. Në çdo lagje, fshat dhe qendra urbane do të ndërtojmë komplekse sportive. Dy investime përmbledhëse do të jenë salla e sporteve dhe pishina.
FORCA obligohet që klubet sportive të kenë financim të rregullt nga buxheti komunal.