FORCA në drejtimin e Komunës së Ulqinit do të ndikojë drejpërdrejt në pushtetin qendror me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në komunë.
FORCA vlerëson si shumë të rëndësishëm përmirësimin e menjëhershëm të gjendjes së pajisjeve mjekësore në shtëpi të shëndetit dhe maternitet. Modernizimi i pajisjeve ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve. Në këtë kuadër prioritet i FORCËS është mundësimi i sallës së kirurgjisë në maternitetin e qytetit tonë.
FORCA gjithashtu do të ndikojë në pushtetin qendror me qëllim rritjen e nivelit profesional të mjekëve nëpërmjet specializimeve permanente.
FORCA vlerëson si shumë të rëndësishëm ofrimin e bursave për studime në mjekësi për studentët shqiptarë.
Me fitoren e FORCËS në komunë të Ulqinit do të mundësohet bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare shëndetësore si OBSH apo organizata të tjera që mbulojnë aspekte të shëndetit si UNICEF për ofrimin e praktikave më të mira dhe cilësore në fushën e shëndetësisë.