Sot së bashku me bashkëpunëtorët e Forcës, prita delegacionin e UNDP-së të kryesuar nga Shefja e zyrës per Mal të Zi Daniella Gashparikova dhe Kaqa Gjurickoviq, si dhe përfaqesueset e Rrjetit politik të gruas i përfaqësuar nga Marija-Maja Qatoviq dhe Snezhana Jonica.

Gjatë takimit Rrjeti politik i Gruas shtroi kërrkesat për avancimin e legjislacionit zgjedhorë I cili do të mundësojë përfaqësimin e gruas ne listat zgjedhore prej 40 % si dhe çdo i treti kandidat në listë të jetë femër. I sigurova se Forca çdoherë do të jetë e gatshme të mbështesë të gjitha aktivitetet të cilat çojnë në përmirësimin e statusit të shoqërisë, sepse kuotat prej 40 % të përfaqësimit të gruas në listat zgjedhore është kërkesë reale, duke pasur parasysh strukturën e popullësisë si dhe angazhimin e gruas në proceset shoqërore. Poashtu kemi theksuar edhe rendesine dhe kërkesen e Forces për përmisimin e ligjit zgjedhor, garantimin e mandateve për pakicën shqiptare