Rreth nesh

Rreth nesh

Forca e Re Demokratike është parti politike me qendër në UlqinMali i Zi. Ideologjia kryesore është mbrojtja e intereseve të shqiptarëve në Mal të Zi.

Partia është formuar më 22 tetor 2005 si në parti minoritare lokale për shqiptarët në Ulqin.

Nazif Cungu është kryetari i parë dhe kryetari aktual i kësaj partie. Në vitin 2008 u hap dega e parë e kësaj partie në Tuz.

"Forca e Re Demokratike është e vetmja rrugë drejt zhvillimit!"

Kryetari

about1

Nazif Cungu ka lindur në Ulqin, më 13 maj 1958, ku dhe kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Studimet e larta i kreu në fakultetin për Turizëm dhe Tregëti të Jashtme në qytetin e Dubrovnikut ku dhe u diplomua në vitin 1980.

Karrierën e tij profesionale Cungu e nis në Komunën e Ulqinit ku punoi prej vitit 1983 deri më 1987, si Funksionarë-Kryeshef për ekonomi, buxhet dhe financa.

Mandej ai caktohet në NTH ”Rivijera e Ulqinit” Ulqin ku punoi prej vitit 1987 deri 1991 si Drejtor Komercial.

Prej vitit 1991 deri 1993 jetoi dhe punoi ne Zvicër në hotelin “Alpenblick” dhe “Krone”.

Pas kthimit të tij nga Zvicra më 1997 atij iu caktua detyra si udhëheqës i marketingut në kompaninë “Primus“ në Ulqin.

Po në këtë vit, ai themelon kompaninë e tij, “Cungu & Co”, me seli në Ulqin ku punëson mbi 100 punëtorë e që ka një numër shitoresh ne Mal të Zi.

Në vitin 2011, Nazifi zgjidhet kryetar i Komunës së Ulqinit, detyrë të cilën e ushtron deri në vitin 2014. Pas një mungese 2 vjeçare në Komunë, ai rizgjidhet sërish kryetar i kësaj Komune, detyrë të cilën e mban aktualisht.

Angazhimet Publike

Është njëri prej themeluesve të organizatës humanitare “Drita” , ”SHKA Zana” Ulqin, klubit të tabllotenisit “Ulqin”, Shoqërisë së ullishtarëve “Ulqin” si dhe “Biznis aleanca Montenegro “në Podgoricë.

Gjithashtu është njëri prej themeluesve të organizatës Ulqin biznes asociacioni -BAU “ në krye të së cilës ishte deri në korrik të vitit 2008.

Nazif Cungu është një prej themeluesve të klubit për tenis “Bellevue” në krye të së cilit është prej vitit 2009.

Gjithashtu është edhe njëri prej themeluesve të organizatës jo qeveritare “ Pro-Agro”.

Nazif Cungu është Kryetarë i Forcës së re demokratike prej vitit 2005.

Ai është i martuar me Gazmire Cungun dhe kanë tre fëmijë, Artën, Armirin dhe Rezartin.

Organizimi

  • Kryesia

    Kryesia është organi ekzekutiv politik i Partisë.

    Kryesine e Partisë e përbëjnë :

    Kryetari, Nënkryetarët, deputetët, ministrat, kryetari i Forumit rinor, kryetarja e Forumit të gruas, Kryetarët e këshillave komunale dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve. Kryesia me iniciativën e kryetarit të Partisë diskuton për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e Kryetarit.

    Në mungesë të Kryetarit të Partisë atë e zëvendëson Nënkryetari të cilin ai e autorizon.

    Kryesia e Forcës:

    • Nazif Cungu – Kryetar
    • Xhaudet Cakuli – Nënkryetar
    • Genc Nimanbegu – Nënkryetar
    • Asllan Llunji – Kryetar i Forcës Rinore
  • Kuvendi

    Kuvendi është organi më i lartë i  FORCËS.

    Kuvendi  themelues i partisë u mbajt më 22 tetor të vitit 2005. Nga një numër i madh i delegatëve në këtë kuvend u zgjodh kryetari i Forcës së re Demokratike, Nazif Cungu dhe u aprovua statuti i partisë Forca.

    Vazhdimi i Kuvendit ku u zgjodhën edhe organet e partisë u mbajt me datën 22-07-2006 në selinë e partisë me Ulqin ku u zgjodh Kryesia dhe këshilli qendrorë i partisë i cili numëronte 19 anëtarë.

  • Statuti

    Për ta lexuar statutin kliko KETU.

  • Programi

    Për ta shkarkuar statutin kliko KETU.