Blog

05 01 2018
0

Vizitë ecurisë së punimeve në Bashkësinë Lokale të Sukubinës

Bashkë me menaxherin e Komunës së Ulqinit z. Nazmir Sula sapo vizituam ecurinë e punimeve në Bashkësinë Lokale të Sukubinës, ky objekt ka nisur së ndërtuari para më shumë se 10 viteve.

Besojmë se objekti do të përfundohet brenda pak ditëve dhe do të vihet plotësisht në funksion banorëve që administrohen nga BL e Sukobinës.

Ne besojmë se angazhimi dhe funksionalizimi i Bashkësive Lokale do të përmirësojë dukshëm efikasitetin e Pushtetit Lokal ndaj nevojave të qytetarëve.

Më shumë info
04 01 2018
0

Takim me fermerë të krahinës së Anës së Malit

Sot ishim në pazarin e Katërkollës ku takuam dhe biseduam me fermerë të krahinës së Anës së Malit.

Prodhimet e tyre të freskëta e cilësore duhet të konsumohen nga të gjithë ne për të ndihmuar ekonominë bujqësore të Komunës së Ulqinit.

I siguruam që tek administrata e Komunës do të gjenin edhe në të ardhmen një partner të qëndrueshëm në përpjekjet e tyre për të shtuar prodhimin e për të gjetur treg.

Më shumë info
03 01 2018
0

Hahpja e turneut ndërkombëtar të futbollit “Ulqini Open 2018”

Sot patëm nderin që të hapim turneun ndërkombëtar të futbollit “Ulqini Open 2018” i cili është shndërruar tanimë në një traditë të bukur për komunën tonë.

Ky turne organizohet nga OJQ “Sporti i Ulqinit” dhe i dhuron të pasionuarve të futbollit një atmosferë festive të sportit. Aktivitete të tilla jo vetëm që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë por edhe tërheqin vizitorë jashtë sezonit turistik veror.

Qeveria aktuale e Komunës së Ulqinit ka sjellë një ndryshim për sa i përket mbështetjes së manifestimeve kulturore e sportive dhe në të ardhmen do ta shtoj përkrahjen për to.

Më shumë info
30 12 2017
0

Komuna e Ulqinit financon 30 projekte të shoqërisë civile

Sot patëm kënaqësinë që të dorëzojmë tek përfaqësuesit e shoqërisë civile, vendimet për financimin e projekteve për të cilat ata kanë konkurruar.

Komuna ka financuar 30 projekte të cilat do të kenë një impakt shumë pozitiv në jetën e komunitetit tonë. Ndryshe nga qeverisjet e mëparshme, ne i kemi paguar të gjitha obligimet ndaj shoqatave joqeveritare e do të vazhdojmë të konsolidojmë një partneritet të vërtetë me to.

Më shumë info
30 12 2017
0

Inspektimi e punimeve për zgjerimin dhe thellimin e grykës së Porta Milenës

Sot inspektuam punimet që po bëhen për zgjerimin dhe thellimin e grykës së Porta Milenës për t’iu mundësuar peshkatarëve që të strehojnë barkat e tyre gjatë dimrit.

Pavarësisht periudhës festive, punimet po vazhdojnë me intensitet në mënyrë që ti ndihmojmë sa më parë peshkatarët. Kjo është një zgjidhje e përkohshme që po bëjmë në pritje të përgatitjes dhe zbatimit të projektit të financuar nga TIKA i cili do të jap një zgjidhje permanente.

Më shumë info
12