Kultura

Kultura

Kultura

Objektet tona historike, për të cilat ia vlen të krenohemi, falë FORCËS nuk kanë për t'u lënë më pas dore. Kalaja e Ulqinit dhe e Shasit do të mbrohen dhe restaurohen plotësisht.

Gjurmime të reja arkeologjike dhe etnografike do të  bëhen për të nxjerrë në pah traditën tonë lavdi plotë.

FORCA do të luftojë pranë organeve qendrore dhe atyre ndërkombëtare që Kalaja dhe Shasi, objektet kulturore të mbrohen dhe të kryhen investime për monumentet e kulturës, jo thjesht për të ruajtur e kultivuar traditën por për të nxitur edhe turizmin kulturor.

Në Kala komuna gjithashtu do të impenjohet që të bëhet pastrimi i bedenave nga mbeturinat dhe bimët e ndryshme si dhe ndriçimi profesional i mureve gjatë mbrëmjes.

Në Qendrën për Kulturë, mendojmë se duhet vazhduar me përvojën e mirë të promovimit të librave dhe revistave, dhe plotësimit të fondit të librave me tituj të rinj në të dy gjuhët.

Mundësimi i hapjes së kinemasë së qytetit dhe rikthimi dhe kultivimi i traditës ulqinake të lundrimit me vela është gjithashtu e rëndësisë së veçantë për pasurimin e jetës kulturore.

Përveç aktiviteteve ekzistuese do të organizohen të tjera veprimtari si Dita e Ullirit, solemnitete piratësh, festivalet e folklorit, Dita e Servantesit dhe Dulcinesë, Dita e Kublës etj.

Do të bëhet pasurimi i jetës kulturore, sportive dhe artistike për të bërë sa më joshës rajonin tonë për turistët, si dhe ndërtimi i ambienteve të reja moderne sportive si dhe parqeve të lojërave për fëmijë.

Në bashkëpunim me institucionet arsimore, Komuna e administruar nga FORCA do të përpiqet të kultivojë trashëgiminë tonë folklorike nëpër shkolla dhe të ndihmojë në avancimin e talenteve të reja të muzikës, pikturës apo të sporteve të ndryshme.

FORCA do të iniciojë themelimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Ulqin si dhe themelimin e orkestrës profesionale muzikore pranë Qendrës për Kulturë.

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close