Kryetari

NAZIF CUNGU

Nazif Cungu ka lindur në Ulqin, më 13 maj 1958, ku dhe kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Studimet e larta i kreu në fakultetin për Turizëm dhe Tregëti të Jashtme në qytetin e Dubrovnikut ku dhe u diplomua në vitin 1980.

Karrierën e tij profesionale Cungu e nis në Komunën e Ulqinit ku punoi prej vitit 1983 deri më 1987, si Funksionarë-Kryeshef për ekonomi, buxhet dhe financa.

Mandej ai caktohet në NTH ”Rivijera e Ulqinit” Ulqin ku punoi prej vitit 1987 deri 1991 si Drejtor Komercial.

Prej vitit 1991 deri 1993 jetoi dhe punoi ne Zvicër në hotelin “Alpenblick” dhe “Krone”.

Pas kthimit të tij nga Zvicra më 1997 atij iu caktua detyra si udhëheqës i marketingut në kompaninë “Primus“ në Ulqin.

Po në këtë vit, ai themelon kompaninë e tij, “Cungu & Co”, me seli në Ulqin ku punëson mbi 100 punëtorë e që ka një numër shitoresh ne Mal të Zi.

Në vitin 2011, Nazifi zgjidhet kryetar i Komunës së Ulqiitn, detyrë të cilën e ushtron deri në vitin 2014. Pas një mungese 2 vjeçare në Komunë, ai rizgjidhet sërish kryetar i kësaj Komune, detyrë të cilën e mban aktualisht.

Angazhimet Publike

Është njëri prej themeluesve të organizatës humanitare “Drita” , ”SHKA Zana” Ulqin, klubit të tabllotenisit “Ulqin”, Shoqërisë së ullishtarëve “Ulqin” si dhe “Biznis aleanca Montenegro “në Podgoricë.

Gjithashtu është njëri prej themeluesve të organizatës Ulqin biznes asociacioni -BAU “ në krye të së cilës ishte deri në korrik të vitit 2008.

Nazif Cungu është një prej themeluesve të klubit për tenis “Bellevue” në krye të së cilit është prej vitit 2009.

Gjithashtu është edhe njëri prej themeluesve të organizatës jo qeveritare “ Pro-Agro”.

Nazif Cungu është Kryetarë i Forcës së re demokratike prej vitit 2005.

Ai është i martuar me Gazmire Cungun dhe kanë tre fëmijë, Artën, Armirin dhe Rezartin.