Industritë e reja të huaja

Industritë e reja të huaja

Industritë e reja të huaja

Duke pasur parasysh pozicionin e favorshëm gjeografik, FORCA beson se tek ne ekziston një potencial i madh për ndërtimin e fabrikave të kompanive të huaja që duan të transferojnë në vendet më pak të zhvilluara një pjesë të proceseve të prodhimit. FORCA është e bindur që nëse Komuna e Ulqinit do të krijonte një klimë të përshtatshme, ndërmerrte promovimet e duhura në nivel ndërkombëtar, përmirësonte procedurat administrative dhe shërbimet publike si dhe të bënte investimet e duhura infrastrukturore, do të mund të thithte investime të konsiderueshme të huaja. Këtu përparësi të madhe kanë bizneset evropiane që kanë për të transferuar një pjesë të procesit të prodhimit në vende që kanë fuqi punëtore të lirë pa pasur nevojë për kualifikim të lartë profesional, siç ka ndodhur me investimet në rrobaqepësi, fabrika lëkure dhe  fabrika të prodhimit të këpucëve të kompanive me emër në vende si Rumania e Shqipëria.

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close