Forca mendon se Komuna e Ulqinit ka potencial për të zhvilluar industrinë ushqimore dhe do të stimulojë me forma të ndryshme investimet në këtë fushë. Konkretisht, me perspektivë të mirë zhvillimi janë: fabrikat apo punishtet që merren me:
- Fabrikat apo punishtet që merren me përpunimin, paketimin apo konservimin e perimeve, frutave dhe kompostove;
- Pikat e grumbullimit, tharjes dhe paketimit të bimëve mjekësore, çajrave dhe erëzave të ndryshme;
- Fabrikat apo punishtet që merren me prodhimin e produkteve ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme;
- Punishtet e ëmbëlsirave, biskotave apo lëngjeve freskuese dhe të frutave;
- Fabrikat apo punishtet që merren me tharje ose konservim peshku, guacash e sardelesh;
- Fabrikat apo punishtet që merren me përmirësimin e kualitetit të vajit të ullirit dhe nënprodukteve të tjera;
Fabrika për prodhimin e produkteve nga qumështi.