Komuna e Ulqinit ka një traditë të mirë në fushën e industrisë së ndërtimit me kuadro të afta me një nivel të lartë profesionalizmi dhe përvojë të gjatë e të pasur. Kapacitetet materiale, kapitale dhe njerëzore të ndërtimit të Komunës së Ulqinit në të ardhmen do të jenë bazë për ndërtimet infrastrukturore dhe hotelierike që priten të ndërtohen në territorin tonë. Megjithatë, FORCA beson se këto potenciale mund të kanalizohen edhe në profile të tjera të industrisë së ndërtimit duke:
- Ndërtuar fabrika të reja ose konsoliduar ato ekzistueset që merren me mobilieri duke pasur parasysh jo vetëm tregun vendas por edhe atë të huaj;
- Eksploruar mundësinë e ndërtimit të fabrikave të prodhimit të baltës që merren me prodhimin e tjegullave, pllakave, vazove etj;
- Ndërtuar fabrika që merren me prodhimin e parafabrikateve nga betoni;
- Ndërtuar fabrika që merren me nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë.