FORCA është e vetëdijshme për rolin e pazëvendësueshëm të diasporës sonë në mundësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ka planifikuar një program specifik për të mbajtur lidhje të ngushta me diasporën dhe për të nxitur bashkëpunimin me të.
FORCA ka synim që me ardhjen në fuqi në Komunë, t’i japë mundësi diasporës që t’i dëgjohet zëri duke u ofruar organizatave përfaqësuese të diasporës sonë një status konsultativ për veprimtaritë e Komunës së Ulqinit.
FORCA do të përpiqet që të sigurojë një ambient sa më të përshtatshëm dhe tërheqës për të thithur investimet e pjesëtarëve të diasporës, me anë të:
- Thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe përmirësimit të shërbimeve komunale të nevojshme për pjesëtarët e diasporës në mënyrë që ata të ndihen sa më të afërt dhe të mirëpritur në Ulqin;
- Mundësimit të kryerjes së disa prej shërbimeve të nevojshme për emigrantët shqiptarë nëpërmjet postës dhe internetit duke e bërë më të lehtë për ata bashkëpunimin me Komunën.
- Mbajtjes së administratës së Komunës në funksionalitet të plotë gjatë sezonit të pushimeve në mënyrë që emigrantët që kthehen me pushime dhe që duan të kryejnë procedura e shërbime administrative të mos hasin pengesa e vonesa.
Mbështetjes së vizitave dhe shfaqjeve të grupeve tona artistike në diasporë , atje ku janë më të përqendruar emigrantët tanë, për të mbajtur ndezur lidhjen e tyre me vendlindjen dhe me vlerat e trashëgimisë tonë kombëtare. Në këtë drejtim një ndihmesë e rëndësishme do të jetë byroja për qytetarë e cila do të fillojë të punojë me kapacitet të plotë me fillimin e vitit