Decentralizimi i pushtetit

Decentralizimi i pushtetit

Decentralizimi i pushtetit

FORCA e ka një ndër prioritetet e saj thelbësore ngritjen e nivelit të decentralizimit dhe konsolidimin e vet-administrimit lokal të Komunës së Ulqinit. Me marrjen në dorë të administrimit të Komunës së Ulqinit, FORCA do të vazhdojë të:

  • Vendosë në funksion të plotë ingerencat ekzistuese të Komunës së Ulqinit;
  • Shfrytëzojë deri në maksimum hapësirën ligjore ekzistuese në Mal të Zi për të siguruar sa më shumë vet-administrim të Komunës së Ulqinit;
  • Përqendrojë energjitë e saja për të eliminuar diskriminimin që i bëhet Komunës së Ulqinit lidhur me kompetencat, autoritetin e saj dhe investimet;
  • Mundësojë zgjerimin e kompetencave administrative dhe fiskale të Komunës së Ulqinit.

Për të realizuar këto objektiva, FORCA do ta transformojë administrimin e Komunës së Ulqinit në një shembull të mirë në gjithë Malin e Zi në mënyrë që kjo komunë të fitojë më shumë besim për ta merituar dhënien e  më shumë kompetencave.  FORCA ka për të shfrytëzuar mbrojtjen ndërkombëtare ligjore për të drejtat e pakicave  për të mundësuar zgjerimin, avancimin dhe forcimin e ingerencave lokale të Komunës së Ulqinit. Ajo gjithashtu ka për të lobuar tek qeveria e Malit të Zi, si dhe tek aktorët ndërkombëtarë për të mundësuar synimet e sipërpërmendura. Disa prej institucioneve ndërkombëtare të cilave do iu drejtohet FORCA për mbështetje lidhur me garantimin e maksimumit të vet-administrimit lokal në Komunën e Ulqinit janë:

  • Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës (Congress of Local and Regional Authorities) pranë Këshillit të Evropës, si dhe përmbushja e Kartës Evropiane e Vet- Administrimit Lokal (European Charter of Local Self-Government);
  • Bashkimi Evropian, lidhur me kushtet e integrimit evropian të Malit të Zi që kanë të bëjnë me qeverisjen vendore dhe nivelin e decentralizimit;
  • Komiteti Këshillimor i Kombeve të Bashkuara për Autoritetet Lokale (United Nations Advisory Committee of Local Authorities). 

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close