FORCA do të bëjë përpjekjet maksimale të administratës së komunës për eliminimin e ndotjes dhe mbajtjen pastër të ambienteve publike.
Lidhur me planifikimin e territorit, pushteti qendror ka ende kompetenca në pjesën më atraktive të territorit të komunës (Të Mirat Detare). Për t’i dhënë fund kaosit që mbizotëron, FORCA do të bëjë çmos që këto kompetenca të kalojnë në dorë të Komunës në mënyrë që të zbatohet principi i konventave evropiane të cilat parashikojnë që planifikimi i territorit të bëhet nga popullata lokale.
Do të bëhet fillimi i realizimit të një projekti për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza, fekaleve dhe kolektorëve të kanalizimit, posaçërisht për zonën e Port Milenës dhe Shtojit.
Do të përkrahen organizatat joqeveritare lokale për të ndërmarrë nisma pastrimi, mbjelljesh apo fushata promovuese dhe vetëdijësuese për rëndësinë e ambientit.
Komuna nën pushtetin e FORCËS do përpiqet që lumi Buna dhe liqeni i Shasit të promovohen dhe të deklarohen zonë e mbrojtur dhe e lundrueshme. Gjithashtu do të bëjë rregullimin, mbrojtjen dhe rigjallërimin e zonës së pishave që në këtë periudhë është në rrezik.
Prej komunës do të ndërmerren fushata pyllëzimi në zonat e rrezikuara nga erozioni.
Komuna do të stimulojë hedhjen e vezëve të peshkut në liqenin e Shasit për të nxitur peshkimin sportiv në funksion të turizmit.
Do të bëhen ndërhyrje pastruese në vende që kanë rëndësi të madhe për ambientin në përgjithësi dhe turizmin në veçanti:
- Pastrimi i kanalit ekzistues që lidh Liqenin e Shasit me Bunën;
- Ndërtimi i kolektorëve për pjesën e Limanit;
- Organizimi i pastrimit të fundit të detit nga Limani deri në Albatros.
FORCA do të bëjë të mundur që Policia Komunale të organizohet si shërbim cilësor dhe rigoroz sanitar për të kontrolluar, mbikëqyrur dhe garantuar standardet më të larta higjeno-sanitare në ambientet e shërbimeve publike dhe private, si për shembull restorante, hotele, klube etj.
Komuna e Ulqinit nën drejtimin e FORCËS ka arritur që pas 10 vitesh të bëhet realizimi i funksionimit të pompave për shtyrjen e kanalizimit në det.