Administrimi i pushtetit lokal

Administrimi i pushtetit lokal

Administrimi i pushtetit lokal

Së shpejti, si bartëse e pushtetit lokal, FORCA do të përfundojë procesin e hartimit të Planit Strategjik të Komunës së Ulqinit duke e vënë atë në diskutim publik, duke siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, së shpejti do të dalë në diskutim publik edhe Plani Urbanistik Hapësinor i Komunës së Ulqinit i cili duhet të sigurojë ndalimin e kaosit të deritanishëm urban dhe t’i hapë rrugën zhvillimit të mirëorganizuar e të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit.

FORCA do të vazhdojë implikimin dhe ndikimin e Komunës në procesin e privatizimit dhe të sigurojë  që ky proces të  jetë transparent dhe profesional për objektet e ngelura pa privatizuar duke siguruar që blerësit të jenë investitorë sa më seriozë – partnerë strategjikë dhe duke garantuar që buxheti i komunës të përfitojë në dobi të qytetarëve. Për objektet që janë privatizuar më herët do të vazhdojë ndikimin tek organet kompetente qeveritare që procesi të përfundojë në drejtim të realizimit të objekteve dhe obligimeve të investitorëve të caktuara me kontratat e blerjes.

Komuna e administruar nga FORCA do të mbrojë pronën publike dhe s’do të lejojë që të bëhen ndryshime në këtë pronë pa pëlqimin e Kuvendit Komunal.

Komuna do të vazhdojë të aplikojë transparencën e plotë duke qenë gjithnjë e më e hapur me qytetarin, mediat dhe shoqërinë civile duke garantuar vazhdimin e luftës pa kompromis kundër korrupsionit.

FORCA do të vazhdojë me krijimin e kushteve për punësime në sektorin real ekonomik dhe punësimin sipas meritave,  shpërblimin e punonjësve në varësi të talentit, përkushtimit dhe etikës profesionale duke i dhënë fund praktikave të deritanishme të punësimeve të politizuara, krahinore, klanore dhe familjare.

FORCA dëshiron që në administrimin e Komunës së Ulqinit të  vazhdojë me aplikimin e teknologjive bashkëkohore, përvojave, teknikave dhe praktikave më të avancuara dhe profesionale të qeverisjes lokale duke nxitur mes të tjerave një partneritet privat publik.

Byroja për qytetarë është një shembull konkret i realizimit të mirë të këtyre praktikave, kurse shembulli i Zyres për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte është realizimi i cili mori çmimin e parë të praktikave më të mira të zyrave të këtij lloji në Mal të Zi, e që garanton kyçjen efikase në praktikat e sigurimeve të fondeve evropiane shumë më të mëdha në vazhdimin e procesit të integrimit në BE.

admin

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close